Kuçovë/Nxënëset denoncojnë drejtorin: Na ngacmoi seksualisht

Kronikë e zezë

Kuçovë/Nxënëset denoncojnë drejtorin: Na ngacmoi seksualisht

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 11:20
ilustrim

Drejtori i një shkolle në Kuçovë u arrestua nga policia pas denoncimit të bërë nga tri nxënëse.

Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për shtetasin 63 vjeçar, Ajaz Ajazi drejtori i shkollës 9-vjeçare në Kuçovë dhe mësues gjeografie.

Vetë nxënëset shkuan në polici e bënë denoncimin duke e akuzuar drejtorin se i kishte ngacmuar seksualisht.

Dyshohet se ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur gjatë 3 muajve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat