U mbyt në lumin Osum disa ditë pasi u kthye nga Greqi, del në sipërfaqe trupi i 47 vjeçarit

Kronikë e zezë

U mbyt në lumin Osum disa ditë pasi u kthye nga Greqi, del në sipërfaqe trupi i 47 vjeçarit

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 14:56
Ilustrim

Trupi i pajetë i 47 vjeçarit, Jani Vrushaj, i cili u kthye nga Greqia që në datën 6 shkurt dhe askush nuk e pa më të gjallë doli në sipërfaqe pasi prurjeve të shumta të lumit Osum.

Banorët e zonës në afërsi të fshatit Tapi, në rrethin e Kuçovës, mesditën e sotme kanë parë në breg të lumit trupin e pajetë dhe menjëherë kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Ekspertët hetimorë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku u bë identifikimi i trupit të pajetë që sipas familjarëve rezulton të jetë Vrushaj, i cili u kthye nga Greqia gati tre javë më parë, por që nuk mbërriti kurrë i gjallë pranë të afërmve.

Më 9 shkurt, familjarët e tij dhanë alarmin se babai i dy fëmijëve ishte kthyer nga emigrimi, ku jetonte prej vitesh së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat, por nuk shkoi në banesën e vjehrrit të tij në fshatin Poshnje, ashtu siç dhe kishte njoftuar.

Familjarët zbuluan gjurmë të tij në breg të lumit Osum në Bashkinë e Urës Vajgurore dhe në datën 10 dhe 11 shkurt nisën kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë, por pa rezultat.

Gjetja e trupit të pajetë sot nxori në dritë dyshimet e të afërmve sipas të cilëve, në një moment depresioni nga i cili vuante prej kohësh 47 vjeçari i dha fund jetës duke u mbytur në lumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat