Tmerr në familjen shqiptare, burri tenton të vrasë gruan dhe fëmijët

Kronikë e zezë

Tmerr në familjen shqiptare, burri tenton të vrasë gruan dhe fëmijët

Më: 1 mars 2017 Në ora: 17:18
Ilustrim

Një kryefamiljar, shqiptar, është arrestuar nga agjentë të policisë mbrëmjen e djeshme në Rimini të Italisë.

Alarmi në komisariatin e policisë italiane është dhënë rreth orës 20:30. Një seri telefonatash kanë njoftuar një sherr në familje në rrugën “Curiel”.

Në vendngjarje shkoi një patrullë policie, e para agjentëve, nxituan dy gra duke kërkuar ndihmë. Nënë e bijë, kishin zbritur në rrugë pasi kryefamiljari, gjatë një sherri ka kërcënuar bashkëshorten me një çekiç se do të përfundonte në “një pellg me gjak”. E gjithë skena ka ndodhur para syve të fëmijëve, që i luteshin të atit të ndalonte.

Siç raportojnë mediat lokale, nuk është hera e parë që 60-vjeçari shqiptar bëhet protagonist i skenave të tilla. Pavarësisht, nga prania e efektivëve, ai ka vijuar të kërcënojë dhe mallkojë familjarët e tij duke u thënë se do të kishin pasoja që kishin komunikuar me policinë.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale, është arrestuar për akuzën e dhunës në familje dhe është dërguar në burgun “Casetti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat