Kush është i riu që u dogj sot i gjallë përpara vjehrrës dhe kunatës? E vërteta e të fejuarës së tij

Kronikë e zezë

Kush është i riu që u dogj sot i gjallë përpara vjehrrës dhe kunatës? E vërteta e të fejuarës së tij

Më: 2 mars 2017 Në ora: 15:30
Olgert Miho

Mëngjesin e ditës së sotme 34 vjeçari, Olgert Miho është vetëvrarë duke i vënë flakën vetes në shtëpinë e ish të fejuarës së tij.

Ai ishte ndarë një muaj më parë nga e fejuara dhe për këtë akuzonte vjehrrën e tij.

Mëngjesin e sotëm Olgerti ka vendosur të shkojë në shtëpinë e ish të fejuarës por nuk e ka gjetur aty. Gjithnjë sipas burimeve, vajza ndodhej në Tiranë dhe në banesën në Korçë gjendej veç e ëma e vajzës si dhe ish-kunata e viktimës bashkë me fëmijët e saj.

Image

Teksa e ka akuzuar se e ndau nga vajza e jetës, 34 vjeçari ka debatuar me ish vjehrrën dhe në gjendje të rëndë psikologjike, si për t’i treguar se ç’ishte në gjendje të bënte për dashurinë e ish-të fejuarës, i riu është lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.

Mësohet se ai disa herë i kishte kërkuar të fejuarës që të riktheheshin bashkë por kjo e fundit nuk ka pranuar ç'ka duket se e ka shtyrë 34 vjeçarin drejt vetëvrasjes. Ndërkaq bluzat e bardha bënë të ditur se ish-kunata ndodhet në spitalin e Korçës dhe ka djegie në pjesë të ndryshme të trupit por pa probleme për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat