E kërcënojnë me armë dhe ia marrin 100 euro

Kronikë e zezë

E kërcënojnë me armë dhe ia marrin 100 euro

Më: 3 mars 2017 Në ora: 10:52
Ilustrim

Një person nga fshati Dobërçan i Gjilanit ka raportuar se një i dyshuar së bashku me dy të dyshuar tjerë e kanë kërcënuar me armë automatike dhe ia kanë kërkuar 100 euro.

Lidhur me rastin njësiti policor ka identifikuar dhe ka arrestuar tre të dyshuar.

 Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e njërit nga të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike me një karikator të zbrazët e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa tre të dyshuarit janë dërgohen në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat