Marrëdhënie 3 ditë rresht, më pas vajza i çon mesazh mamasë: Shqiptari më përdhunoi

Kronikë e zezë

Marrëdhënie 3 ditë rresht, më pas vajza i çon mesazh mamasë: Shqiptari më përdhunoi

Më: 3 mars 2017 Në ora: 23:45
ilustrim

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur disa vite më parë në Zyrih. Një vajzë pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 27-vjeçar për 3 ditë rresht me dëshirën e saj, i ka shkruar mamasë ku i thotë se ai e kishte përdhunuar.

Mamaja e saj e ka denoncuar rastin në fjalë në polici dhe 27-vjeçari është arrestuar. Mirëpo pas hetimeve është zbuluar se nuk ka qenë përdhunim dhe se vajza e djali kishin kryer marrëdhënie bashkë me dëshirë.

Ndaj vajzës është hapur gjyq për shpifje. Media zviceriane e kanë përcjellë rastin në fjalë. Vajza, e cila tani ka mbaruar shkollën dhe punon si kontabiliste ka thënë se nuk e mban mend shumë mirë se çfarë ka ndodhur.

Megjithëse gjykatës i është kërkuar që e reja të akuzohet për shpifje në fakt as ndaj saj dhe as ndaj djalit nuk ka pasur fakte, prandaj gjykatësi e ka quajtur keqkuptim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat