Polici: Do me m’korruptu? Shoferi: Po më fal o shef për Zotin

Kronikë e zezë

Polici: Do me m’korruptu? Shoferi: Po më fal o shef për Zotin

Më: 6 mars 2017 Në ora: 07:31
Pamje nga videoja

Efektivi i kërkon drejtuesit të mjetit dokumentet ndërsa ai i ofron para që ta korruptojë.
 
Ky moment është kapur nga kamerat në një video të publikuar nga policia.
 
“Po mundohesh me më korruptu ti mua, të thashë sill letrat e makinës”, shprehet polici i cili menjëherë i vendos prangat drejtuesit.
 
“Po më fal o shef për zotin”, janë fjalët e shoferit i cili me pak rezistencë detyrohet t’i bindet urdhrit të policit.
 
Ky është vetëm një rast ndërsa në njoftimin e policisë thuhet se vetëm në muajin shkurt janë goditur 29 raste të mitëdhënës ku 29 persona u arrestuan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat