Përleshje me armë në Suharekë

Kronikë e zezë

Përleshje me armë në Suharekë

Më: 6 mars 2017 Në ora: 12:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishin, pesë persona shqiptarë nga Suhareka janë përleshur mes vete.

Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy veturave të cilat ishin të parkuara para lokalit ku kishte ndodhur incidenti.

Si pasojë e përleshjes, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe pas trajtimit të nevojshëm mjekësor të njëjtit janë liruar.

Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat