Është gjetur një kufomë e seksit mashkull në vendin e quajtur Portonova, në Vlorë.
Mësohet se policia ka vajtur në vendin ku është gjetur viktima dhe ka nisur hetimet për të identifikuar kufomën.
Nga të dhënat e para, ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e viktimës si dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes.