Kokainë me vlerë 200 mijë euro, në pranga dy shqiptarë

Kronikë e zezë

Kokainë me vlerë 200 mijë euro, në pranga dy shqiptarë

Më: 10 mars 2017 Në ora: 20:13
Droga e sekuestruar nga Policia

Policia italiane ka arrestuar në flagrancë dy shtetas shqiptarë, të cilët u kapën me 2 kilogramë kokainë.

Sipas shtypit vendas, të arrestuarit janë të moshës 29 dhe 30 vjeç. Ata e kishin fshehur drogën në parakolpin e mjetit të tyre tip “Volkswagen”.

Ka qenë nervozizmi i tyre që kanë shfaqur para forcave të policisë gjatë një kontrolli të Guardia di Finanza­s në Venecias në Itali, që i ka dërguar në pranga.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tyre, ndërsa në zbulimin e kokainës ndihmuan edhe qentë antidrogë. Sipas policisë vendase, nëse lënda narkotike do të hidhej në treg, kapte vlerën e 200.000 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat