Shkonte i dehur në shtëpi, 44-vjeçari nga Fieri dhunon të dashurën dhe vajzën 10-vjeçare të saj

Kronikë e zezë

Shkonte i dehur në shtëpi, 44-vjeçari nga Fieri dhunon të dashurën dhe vajzën 10-vjeçare të saj

Më: 11 mars 2017 Në ora: 09:53
Ilustrim

Një rast dhune është shënuar ditën e djeshme në Fier, ku një 44-vjeçar ka rrahur të dashurën dhe gocën e saj të miturit.

‘Gazeta Express’ mëson se A.K, shkonte në gjendje të dehur tek shtëpia ku jetonte me të dashurën dhe vajzën e saj, dhe i kërkonte lekë.

Duke qenë se rastet ishin të përsëritura, 31-vjeçarja me iniciale E.S e ka denoncuar në polici, duke u shprehur se ai përveç se e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht atë, të njëjtën gjë bënte edhe me vajzën e saj 10-vjeçe.

Pas ka marrë denoncimin, policia ka prangosur 44-vjeçarin.

Ndërsa, materialet hetimore ja ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat