Arrestohen katër persona për armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona për armëmbajtje pa leje

Më: 11 mars 2017 Në ora: 11:45
Ilustrim

Katër persona janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një armë lodër, dy thika, dy maska, tri palë dorëza.

Policia e Kosovës njofton të shtunën se rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë dhe se bëhet fjalë për persona të nacionalitetit shqiptar.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat