I gjendet drogë në shtëpi, arrestohet 37-vjeçari nga Gramshi

Kronikë e zezë

I gjendet drogë në shtëpi, arrestohet 37-vjeçari nga Gramshi

Më: 12 mars 2017 Në ora: 09:03
Droge

Një 37-vjeçar është vënë në pranga ditën e djeshme nga policia e Elbasanit, pasi i është gjetur në banesën e tij lëndë narkotike.

Mësohet se është arrestuar Lefter Sela, 37 vjeç, banues në fshatin Gribë Gramsh.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të një procedimi penal të ndjekur me metoda speciale nga policia, ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Gribë, në Gramsh,  u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sativa”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat