Bëri padrejtësisht 11 vite burg, kush janë dy fëmijët shqiptarë që gënjyen në gjykatë kundër tij?

Kronikë e zezë

Bëri padrejtësisht 11 vite burg, kush janë dy fëmijët shqiptarë që gënjyen në gjykatë kundër tij?

Më: 12 mars 2017 Në ora: 10:38
David Brown

Megjithëse ai u mundua të ishte bamirës dhe të ndihmonte fëmijët në nevojë, dëshmia e rreme e dy romëve shqiptarë çoi në dënimin e tij me 20 vite burg.

Pas 11 vitesh burg të padrejtë, David Brown nga Edinburgu ka dalë nga burgu, pasi djemtë e kanë pranuar se kanë kanë gënjyer 11 vite më parë kur ishin 6 dhe 13 vjeç.

Tashmë janë 18 dhe 22 vjeç dhe ata kanë thënë se kanë gënjyer 11 vite më parë sepse u vunë në presion te psikologut dhe policisë.

Në vitin 2000 Brown erdhi në Shqipëri, ku ndihmoi shumë fëmijë romë, ku mes tyre ishin edhe Andon Qoshli dhe Denis Aliu. Brown i mori ata me vete, i futi në shkollë, por më pas ai u akuzua për përdhunim.

Image

Ai nuk e bëri dhe më vjen keq që ai është në burg. Unë dua ta shoh atë jashtë burgut dhe të përqafoj. David na mori nga rruga dhe na dërgoi në shkollë", tha Qoshlli.

Ndërsa Denis ka thënë se ai ishte i vogël dhe i tha gjykatësit ashtu siç e këshilloi psikologu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat