Detaje/ “Ju na ndatë”, pas ardhjes nga Amerika qëllon prindërit e ish-gruas

Kronikë e zezë

Detaje/ “Ju na ndatë”, pas ardhjes nga Amerika qëllon prindërit e ish-gruas

Më: 13 mars 2017 Në ora: 10:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim Lulëzim Sinën, i cili sulmoi me armë zjarri ish-vjehrrën dhe vjehrrin një natë më parë në Ballsh.

Burime nga policia thanë se autori mund të tentojë të largohet jashtë vendit pasi është pajisur edhe me pasaportë amerikane.

Ndërkohë gjendja e bashkëshortëve Xhaferaj është kritike, pasi gruaja mori dy plumba, dhe burri tre. Ata iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale dhe tashmë ndodhen në reanimacion.

Ngjarja ndodhi në banesën e Edmond dhe Ludmilla Xhaferaj kur Lulëzim Sina, ish-dhëndëri i tyre hyri në banesë dhe i qëlloi me një armë zjarri tip pistoletë. Sina me kohe kishte fajësuar çiftin për divorcin me bijën e tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat