Kishte për të vuajtur edhe 2 vite e 2 muaj burg, prangoset 51-vjeçari nga Shkodra

Kronikë e zezë

Kishte për të vuajtur edhe 2 vite e 2 muaj burg, prangoset 51-vjeçari nga Shkodra

Më: 13 mars 2017 Në ora: 15:20
Ilustrim

Është vënë në pranga ditë e sotme nga policia e Shkodrës një person i shpallur në kërkim. 

Mësohet se është arrestuar Pal Vucaj, 51 vjeç, banues në Malësi e Madhe.

Arrestimi i tij ka ardhur pasi Gjykata e Apelit Shkodër me nr. Vendim nr 34, datë 15.02.2017 e ka dënuar me 18 vite burg  për veprën penale "Vrasje me paramendim në bashkëpunim”.

Ai ka qenë i dënuar me 18 vite burg  dhe e ka kryer 2/3 e dënimit por Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e lirimit me kusht dhe lënë fuqi vendimin penal nr. 36 datë 03.07.1998 të Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Ai ka për të vuajtur dënimin dhe 2 vite e 2 muaj burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat