Tenton të korruptojë punonjësin e policisë, prangoset vlonjati

Kronikë e zezë

Tenton të korruptojë punonjësin e policisë, prangoset vlonjati

Më: 13 mars 2017 Në ora: 15:27
Ilustrim

Është vënë në pranga një 51-vjeçar nga Vlora, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë.

Policia thotë se ka bërë arrestimin e Jetnor Goxhaj, në aksin rrugor të lagjes "Partizani" pasi u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin tip Ford, mbi të cilin ndodheshin 4 pasagjerë, duke e përdorur mjetin si "Taxi" me destinacion drejt qytetit të Fierit.

Goxhaj është konstatuar i pa pajisur me dokumentacionin përkatës dhe në këto kushte i ka ofruar 500 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor me qëllim që të mos ndëshkohej.

Policia ka bllokuar mjetin si dhe ka bërë arrestimin e tij në flagrancë për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", "Punësim i paligjshëm","Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat