Plagosje me thikë te “Nënë Tereza”, një i ri në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Plagosje me thikë te “Nënë Tereza”, një i ri në gjendje të rëndë

Më: 13 mars 2017 Në ora: 15:54
Ilustrim

Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital pas një sulmi me thikë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit tek spitalet “Nënë Tereza”.

Burime nga policia thanë se një sherr me thika ka ndodhur rreth orës 00:50, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, përballë spitalit të fëmijëve.

Në këtë ngjarja është plagosur me thikë 25-vjeçari me inicialet G. Q., i cili është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Policia bën të ditur se është duke u punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat