Armë, drogë e para të falsifikuara konfiskohen në Skenderaj

Kronikë e zezë

Armë, drogë e para të falsifikuara konfiskohen në Skenderaj

Më: 14 mars 2017 Në ora: 13:21
Ilustrim

Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 06:00, policia e Kosovës në Skenderaj ka realizuar një urdhër kontroll të një shtëpie, ku ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një pistolete.

Siç njofton policia përmes një komunikate për media, urdhër kontrolli u realizua mbi bazën  dyshimeve të arsyeshme  për posedim të armës ku gjatë kontrollit në këtë lokacion është konfiskuar një pistoletë me gaz, një karikator, njëzetë e gjashtë gëzhoja të pistoletës, tri gëzhoja të armës së gjatë, nëntë qese folie marihuanë, dy qese marihuanë dhe kartëmonedha të ndryshme të cilat dyshohen që janë të falsifikuara, me vlere prej 1900 euro.

Po ashtu është arrestuar i dyshuari Q.G.,24 vjeçar, i cili dyshohet se ka pas në posedim armën dhe dëshmitë tjera, ku pas procedurave intervistuese i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit dërgohet në mbajtje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat