E rëndë në Kukës/ 16-vjeçari tenton të vras babain

Kronikë e zezë

E rëndë në Kukës/ 16-vjeçari tenton të vras babain

Më: 15 mars 2017 Në ora: 10:44
Ilustrim

Një 16-vjeçar nga Kukësi ka tentuar që të vras babain e tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin “Bardhoc”, në banesë e tyre, ku A.Sh. 16 vjeç, për motive të dobëta, ka tentuar të vras me armë zjarri pushkë, babain e tij K.Sh.

Policia ka vënë në pranga si 16-vjeçarin, po ashtu edhe babain e tij, 40-vjeçarin me iniciale K.SH.

Arrestimi i K.Sh u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë e tij, iu gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, tip “Pushkë” dhe 5(pesë) krehra me 70 copë fishekë, pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale ”Vrasja me dashje, mbetur në tentative” dhe Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat