Arrestim për fajde në Gjilan

Kronikë e zezë

Arrestim për fajde në Gjilan

Më: 15 mars 2017 Në ora: 11:32
Ilustrim

Policia në Gjilan ka arrestuar një të dyshuar për fajde.

Sipas Policisë në  bazë të urdhëresës së gjykatës njësiti i Krimeve Ekonomike ka arrestuar të dyshuarin me dyshimin e bazuar se i njëjti është duke zhvilluar veprimtarinë e kundërligjshme ‘fajde’.

 Gjatë bastisjes në shtëpinë të dyshuarit është konfiskuar një kartëmonedhë prej 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat