Skandali në Tiranë/ Burri i prek në vendet intime 2 vajzat në mes të urbanit

Kronikë e zezë

Skandali në Tiranë/ Burri i prek në vendet intime 2 vajzat në mes të urbanit

Më: 15 mars 2017 Në ora: 21:16
ilustrim

Një udhëtim i zakonshëm në një autobus urban është kthyer në “udhëtim ferri” për dy vajza të reja në kryeqytet.

Ato janë ngacmuar seksualisht nga një 50-vjeçar, pasagjer në të njëjtin autobus. Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2016, kur pak minuta pasi kishin hipur në urban, një burrë është afruar drejt të rejave dhe ka vazhduar të bëjë veprime ngacmuese me duar.

Veprimet ngacmuese kanë vijuar derisa një tjetër pasagjer ka lajmëruar policinë.

I akuzuari si autor i kësaj ngjarjeje, 50-vjeçari F. L. është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “ngacmimit seksual”. Sipas vendimit, ai duhet të vuajë një dënim me një vit heqje lirie, shkruan “Panorama”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat