Lihet e lirë gruaja e dyshuar për vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar

Kronikë e zezë

Lihet e lirë gruaja e dyshuar për vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar

Më: 15 mars 2017 Në ora: 22:26
Shkëlzen Dauti

Njëra prej grave të arrestuara për vrasjen e Shkëlzen Dautit, 21-vjeçarit nga Shqipëria në Southampton është lënë e lirë.

Dauti i njohur me nofkën Genny vdiq në spital pasi u gjet në rrugën Gilpin Close, Southampton, orët e para të së shtunës me një plagë të madhe në gjoks shkaktuar nga goditja me thikë. 30-vjeçarja është lënë e lirë pasi policia nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për ta mbajtur nën arrest. 

 Dy burra të moshës 27 dhe 28 vjeç të dyshuar për vrasjen e tij janë lënë në liri me kusht. Detektivët u kanë bërë thirrje të gjithë atyre personave që kanë informacion për shqiptarin disa orë para se ai të vdiste, të kontaktojnë me departamentin e policisë. Deri më tani rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë ende të qarta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat