I vunë gjobë një shtetasi, në pranga dy persona

Kronikë e zezë

I vunë gjobë një shtetasi, në pranga dy persona

Më: 16 mars 2017 Në ora: 15:17
Ilustrim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin "Last Night", në kuadër të të cilit kanë arrestuar shtetasit A.V., 21 vjeç, dhe D.D., 19 vjeç, banues në Tiranë, të cilët kanë kërcënuar duke dërguar mesazhe telefonike, shtetasin P. Z., 55 vjeç, të cilit i kanë kërkuar në formë gjobe shumën monetare prej 10.000 euro.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 armë automatike, tip AK-47, 11 aparate telefonik celular të markave të ndryshme dhe 5 Karta SIM.

Materialet Proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat