E rëndë në Durrës/ Abuzohet seksualisht një 14-vjeçare

Kronikë e zezë

E rëndë në Durrës/ Abuzohet seksualisht një 14-vjeçare

Më: 17 mars 2017 Në ora: 15:08
Dhuna, ilustrim

Policia e Durrësit ka nisur procedim penal ndaj një 16-vjeçari pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie me një 14-vjeçare.

Ka qenë nëna e saj, e cila ka denoncuar rastin në polici, ku pas këtij veprimi policia ka proceduar E.B, banues po në Shijak.

“Më datë 16.03.2017, ka bërë kallëzim shtetasja B.K. 37 vjeçe, banuese në Shijak, pasi pretendon se shtetasi i mësipërm ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj, shtetasen F. K. 14 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat