Shmanget tragjedia, plagosen me armë dy vëllezër

Kronikë e zezë

Shmanget tragjedia, plagosen me armë dy vëllezër

Më: 17 mars 2017 Në ora: 17:20
Skenë krimi

Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku dy person kanë mbetur të plagosur me armë, ndërsa një i tretë është arrestuar. Burime nga policia thanë se, rreth orës 16:25, në lagjen Nr.1, Bathore, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, ku kanë mbetur të dëmtuar dy shtetasit, A. B. dhe A. B. (vëllezër), të cilët ndodhen në S. Q. U., jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar 16-vjeçari me inicialet L. C.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 pistoletë dhe 1 armë gjahu.  Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat