Sherri me armë ku vdiq njëri nga vëllezërit, policia jep detajet

Kronikë e zezë

Sherri me armë ku vdiq njëri nga vëllezërit, policia jep detajet

Më: 18 mars 2017 Në ora: 13:20
Policia shqiptare

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një sherri me armë ditën e djeshme në Bathore të Tiranës. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri mes dy 16-vjeçarëve me iniciale L.C dhe K.P.

Në këtë konflikt janë përfshirë edhe vëllezërit Aleksander Barlik dhe Altin Barlika (dajat e 16-vjeçarit K. P.) dhe Rasim C. (babai i L. C.), të cilët janë konfliktuar fillimisht me mjete të forta me njëri-tjetrin.

Konflikt i cili më pas është përshkallëzuar në përdorim të armëve të zjarrit, e më saktësisht, vëllezërit Aleksandër Barlika (Bajrami) dhe Altin Barlika (vëllezër ndërmjet tyre) të shoqëruar dhe nga nipi i tyre K. P., tentuan të qëllonin me pistoletë ndaj shtetasve L. C., D. C. dhe Rasim C., ku në këtë kohë duke përfituar nga gjendja e rremujës së krijuar, shtetasi 16-vjeçari L. C., mori çiften dhe qëlloi dy vëllezëerit Aleksandër Barlika dhe Altin Barlika.

Nga të shtënat, Aleksandër Barlika humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra, thotë policia, ndërsa Altin Barlika mbeti i plagosur lehtë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Tiranës arrestoi 49-vjeçarin Rasim C., djalin e tij 16-vjeçar L.C, Altin Barlikën 38 vjeç dhe nipin e tij K.P 16 vjeç.

Në vendngjarje u sekuestruan një pistoletë TT me 8 fishëk dhe një çifte.

Dosja hetimore i kaloi Prokurorisë së Tiranës për veprat penale "Vrasja me dashje", "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë në bashkëpunim", "Plagosja e lehtë me dashje", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Moskallëzimi i krimit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat