Rrihet për vdekjen një 38-vjeçar, gjendet i masakruar në mes të rrugës

Kronikë e zezë

Rrihet për vdekjen një 38-vjeçar, gjendet i masakruar në mes të rrugës

Më: 19 mars 2017 Në ora: 07:41
ilustrim

Një 38-vjeçar është gjetur pa jetë pasi është dhunuar dhe masakruar me mjete të forta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Devoll. Viktimë ka ngelur 38-vjeçari Zafir Allihu.

Zyrtarisht mësohet se Zarif Alliu është nga fshati Starovë. Burimet nga uniformat blu thanë, se ai u gjet në rrugë i vdekur. Sipas dyshimeve paraprake, Zarif Alliu është dhunuar për vdekje dhe më pas është hedhur në rrugë. Trupi i 38-vjeçarit është dërguar në morgun e Korçës.

Policia shprehet se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet që kanë çuar në nisjen e konfliktit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat