Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Devoll

Kronikë e zezë

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Devoll

Më: 19 mars 2017 Në ora: 08:36
Ilustrim

Policia e Korçës ka dhënë edhe informacione e para na lidhje me ngjarjen e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme. 

Mësohet se në fshatin Braçanj tre perosna, të cilët do iknin për në Greqi janë sulmuar dhe goditur me mjete të forta nga disa persona, ku iu janë marrë edhe sendet personale.

Konkretisht M.V, rreth 40 vjeç nga fshati Nizhdavec-Maliq dhe Z.A, rreth 44 vjeç, banues në fshatin Vërdovë Pogradec, u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë mjekim ku si pasojë e plagëve të marra ky i fundit ka ndërruar jetë.

Në Komisariatin e Policisë Devoll, ndodhet D.Sh, rreth 40 vjeç, të cilit po i merren deklaratat përkatëse në lidhje me këtë ngjarje.

Policia thotë se ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat