Vlorë, sekuestrohet një sasi rekord droge

Kronikë e zezë

Vlorë, sekuestrohet një sasi rekord droge

Më: 19 mars 2017 Në ora: 09:37
Ilustrim

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Force dhe Guardia di Finanza, kanë zhvilluar ditën e djeshme një operacion të përbashkët anti-drogë nga toka dhe deti.

Si rezultat i këtij operacioni, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike në vendin e quajtur "Gjiri i Bristanit" Karaburun, në tentativë për t'u trafikuar me mjete të shpejta drejt Italisë.

Në bazë të këtij operacioni të përbashkët, Policia ka konstatuar në afërsi të bregut të detit, 47 çanta të mbushura me 1 Ton e 283 kg lëndë narkotike, të fshehura në 3 vende të ndryshme në pyll, rreth 500 m larg nga Gjiri i Bristanit.

Policia thotë se operacioni po vazhdon ende të zhvillohet nëpërmjet kontrolleve nga toka dhe deti, përgjatë gjithë shtrirjes së Gadishullit të Karaburunit.

Po ashtu, blutë e Vlorës njoftojnë se po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në ketë tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat