Polici i burgut mik me rrëmbyesin, arrestohen pranë Rinasit

Kronikë e zezë

Polici i burgut mik me rrëmbyesin, arrestohen pranë Rinasit

Më: 19 mars 2017 Në ora: 11:17
Arma

Një punonjës policie i Burgjeve dhe një 36-vjeçar, të dy nga Tepelena, u vunë në pranga nga forcat “Shqiponja” në Policinë e Tiranës, pasi u konstatuan në aksin rrugor Vorë-Rinas, duke udhëtuar në një automjet, me dy armë të cilat i kishin pa lejen e autoriteteve.

Sipas policisë, gjatë ditës së djeshme u arrestuan në flagrancë, Gentian Muçaj 36 vjeç, i dënuar më parë për rrëmbim personi, dhe punonjësi i policisë në burgun e Tepelenës Mirald Meça 28 vjeç.

Ata udhëtonin me një automjet tip "Audi", ku nga kontrolli i ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë TT me 7 fishekë dhe një pistoletë Grand Power me 15 fishekë. 

Ata do të hetohen më tej nga Gjykata e Tiranës për veprën penale  “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat