Arrestohet 52-vjeçarja shqiptare, vodhi italianen me të cilën ndante qiranë

Kronikë e zezë

Arrestohet 52-vjeçarja shqiptare, vodhi italianen me të cilën ndante qiranë

Më: 21 mars 2017 Në ora: 17:03
Arrestohet 52-vjeçarja shqiptare

Policia e Renazzos së bashku me stafin e kontrolleve lokale vunë nën arrest për vjedhje një 52-vjeçare shqiptare me banim në Cento, Itali.

Gruaja që punonte si operatore mjeke-këshilluese, i kishte vjedhur një 22-vjeçareje italiane, me të cilën ndante qiranë e shtëpisë, disa sende personale dhe një tabletë.

Ajo kishte tentuar të largohej gjatë natës së djeshme por u kap në flagrancë nga karabinierët italianë dhe të gjitha sendet e vjedhura iu kthyen pronares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat