Zbulohen detaje të reja në lidhje me viktimën e gjetur në Vlorë

Kronikë e zezë

Zbulohen detaje të reja në lidhje me viktimën e gjetur në Vlorë

Më: 22 mars 2017 Në ora: 11:19
Viktima e gjetur ne Vlore

?Burime jozyrtare bëjnë me dije se në trupin e 31-vjeçarit Luan Isai, kufoma e të cilit u gjet 2 javë më parë e dekompozuar në bregdetin e Zvërnecit, janë gjetur disa shenja. 

Gjithashtu policia ka sekuestruar dy automjetet në pronësi të tij, një Benz dhe një BMW me targa italiane. Sipas raportimeve, Isai për BMW-në kishte thënë se ishte i disa miqve italianë. Me këtë detaj, duket se pista kryesore e policisë mbetet të jetë  ajo e vrasjes megjithatë ngjarja ende nuk është zbardhur plotësisht.

Luan Isai, i njohur ndryshe si Loni, ishte pronari i një bilardoje në Vlorë, u identifikua fillimisht nga rrobat nga miqtë e familjarët, por me analizat e ADN-së u vërtetua kush ishte.

Që prej datës 8 shkurt, kur kishte dhe postimin e fundit në rrjetin social Facebook, Isai u denoncua nga familjarët si i zhdukur, deri kur iu gjet kufoma më 9 mars në Zvërnec. 31-vjeçari i fejuar prej kohësh, njihej si person i qetë, jo problematik dhe sipas miqve e të afërmëve nuk dihet të ketë pasur konflikte të mundshme, raporton BalkanWeb. 

Pasionet e tij ishin motorat dhe tatuazhet, të cilat i kishte të shumta në trup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat