Arrestimi për kokainë, tre shqiptarët do ekstradohen në Itali

Kronikë e zezë

Arrestimi për kokainë, tre shqiptarët do ekstradohen në Itali

Më: 22 mars 2017 Në ora: 15:56
Ilustrim

Tre personat e arrestuar mëngjesin e së martës në qytetin e Vlorës, në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër trafikut ndërkombëtar të drogave të forta, do të ekstradohen drejt Italisë.

Autoritetet e shtetit fqinj përtej Adriatikut, të cilët ndoqën nga afër operacionin për arrestimet e 3 vlonjatëve, kanë nisur menjëherë procedurat për ekstradimin e tyre.

Burime pranë Prokurorisë shqiptare u shprehen për tch se për momentin, kanë në duar vetëm urdhërarrestet italiane ndaj 3 shqiptarëve, pasi hetimet për aktivitetin e tyre kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta nga vendet e ulëta të Europës drejt veriut të Italisë, janë zhvilluar nga autoritetet italiane.

Sipas tyre, një prej tre të arrestuarve mëngjesin e së martës në Vlorë dyshohet të jetë edhe organizatori i këtij rrjeti trafiku. Sa i takon hetimit pasuror të tre shqiptarëve të arrestuar në Vlorë, Prokuroria shqiptare do të presë ecurinë e hetimeve nga autoritete italiane, të cilat do të përcaktojnë se ku i kanë financuar apo tjetërsuar të ardhurat e mbledhura nga aktiviteti kriminal.

Grupi në fjalë, i cili përbëhej nga 11 persona, nëntë prej të cilëve shqiptarë ka trafikuar kokainë dhe kanabis sativa nga Luksemburgu, Belgjika dhe Holanda drejt veriut të Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat