Grabitje me armë në Fushë-Krujë

Kronikë e zezë

Grabitje me armë në Fushë-Krujë

Më: 24 mars 2017 Në ora: 13:02
Ilustrim

Një grabitje me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa në pranga vënë një prej të dyshuarve e në kërkim është një tjetër.

Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur për SYRI.net se rreth orës 03:00 është arrestuar në flagrancë, Medi K., 27 vjeç nga fshati Halil i Fushë Krujës. Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Krastë të Krujës.

I arrestuari, bashkë me një person tjetër me armë në duar i kanë dalë para një makine “Volksvagen” duke e grabitur si dhe kanë marrë edhe një telefon Iphone 6S në pronësi të personit që drejtonte makinën.

Burimet nga policia thanë se është duke u kërkuar edhe autori tjetër. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat