Merr flakë makina e burgut në Vlorë, digjen uniformat e gardianëve

Kronikë e zezë

Merr flakë makina e burgut në Vlorë, digjen uniformat e gardianëve

Më: 27 mars 2017 Në ora: 16:33
Makina ne Tirane

Policia e Vlorës bën me dije se rreth orës 15:05, në aksin rrugor pranë "Burgut të Ri" ne Vlorë ka marrë flakë në ecje një automjet i policisë tip "Kamion" me targë "Policia - 0021".

Mjeti është i Repartit 100 të Policisë së Shtetit, i cili po transportonte uniformat për punonjësit e Policisë drejt DVP Vlorë.

Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit mund të jete një shkëndijë elektrike në ecje e sipër, të mjetit.

Paraprakisht është dëmtuar një pjesë e sasisë së uniformave që gjendeshin në kamion.

Shërbimet e policisë bashkë me shërbimin zjarrfikës kane bere fikjen e zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat