“Ju lutem më mbani gjallë sa të lind fëmijën”- shqiptarja shtatzënë bie në koma

Kronikë e zezë

“Ju lutem më mbani gjallë sa të lind fëmijën”- shqiptarja shtatzënë bie në koma

Më: 28 mars 2017 Në ora: 15:37
Ilustrim

Një vajzë shqiptare në Itali ka përlotur mjekët dhe të gjithë njerëzit që njohin historinë e saj.

Ajo është vetëm 25 vjeç dhe është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Gjendja e saj shëndetësore u rëndua shumë dhe mjekët hoqën çdo shpresë që ajo do të jetonte. Por para se të binte në koma dhe e vetëdijshme për fatin që e pret ajo ka lënë një amanet, që mjekët ta mbajnë në jetë deri sa të mundet të nxjerrë foshnjën e saj për t’i falur jetën.
Shqiptarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, është në kujdesin e mjekëve në spitalin e Torretes dhe ndodhet në koma të pakthyeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat