Vidhen para nën kanosjen e armëve

Kronikë e zezë

Vidhen para nën kanosjen e armëve

Më: 29 mars 2017 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Prishtinë tri viktima dy meshkuj dhe një femër kombësia shqiptare, punëtorë në një pompë derivatesh, kanë raportuar se të dyshuar të panjohur nën kanosjen e armëve kanë grabitur 130 euro para të gatshme.

Rasti ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit, me ç’rast të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë “Audi A3”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat