(E plotësuar) - Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë fëmija që u rrëzua nga kati i gjashtë i një pallati në qytetin e Lezhës.
Viktima është një vajzë 8 vjeç, që fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve që kishte pësuar.
Fëmija u rrëzua nga kati i 6 i pallatit ku banonte dhe u dërgua me helikopter drejt kryeqytetit për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.
E rëndë/ Vajza 8 vjeçe bie nga kati VI
Një vajzë vetëm 8 vjeç ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit dhe është në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lezhë, në rrethana ende të paqarta.
Policia tha se vajza me iniciale K.P. është rrëzuar aksidentalisht nga VI-të i pallatit në banesën ku banonte në lagjen Besëlidhja.
E mitura është transportuar me helikopter drejt Qendrës së Traumës në Tiranë për ndihmen e nevojshme mjekësore.