Janinë, shqiptari kapet me drogë dhe armë në makinë

Kronikë e zezë

Janinë, shqiptari kapet me drogë dhe armë në makinë

Më: 30 mars 2017 Në ora: 10:51
Ilustrim

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke në kufirin greko-shqiptar pasi është kapur me lëndë narkotike dhe armë në makinë.

Gjatë kontrollit të mjetit në fshatin Mazaraki policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 43 kg 800 gram marijuane, 1 pistoletë dhe 1 thikë. 

Në pranga u vu drejtuesi i mjetit, një shqiptar rreth 30 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

Dyshohet se shqiptari ka hyrë nga pika e kalimit kufitar mes Greqisë dhe Shqipërisë. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat