E rëndë në Pogradec/ 49-vjeçari pi helmin pasi dhunoi ish-gruan

Kronikë e zezë

E rëndë në Pogradec/ 49-vjeçari pi helmin pasi dhunoi ish-gruan

Më: 30 mars 2017 Në ora: 13:35
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një 49-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij, ka konsumuar pesticide pemësh.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Pogradec, ku 49-vjeçari me iniciale D.C, në banesën e ish-bashkëshortes së tij Dh.Ç, 50 vjeçe, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kësaj të fundit.

Pasi ka kryer këtë veprim, 49-vjeçari ka konsumuar pesticid pemësh. Për pasojë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar për mjekim të specializuar në Tiranë.

Edhe pas kryerjes së këtij veprimi, policia i ka referuar materialet Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Dhuna në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat