Arrestohet tmerri i Vlorës me 3 emra

Kronikë e zezë

Arrestohet tmerri i Vlorës me 3 emra

Më: 30 mars 2017 Në ora: 18:00
Policia shqiptare

Një 30-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale. I arrestuari është Klejvis Gjatari, person me precedent penal në Shqipëri dhe në Itali, ku ka qenë i dënuar për vrasje.

Ky shtetas është autor i ngjarjeve të listuara si më poshtë:

- Në Shtator të vitit 2012, është shpallur në kërkim për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" në Kavajë, për të cilën është dënuar me 4 vite e 10 muaj burg. (Vend në të cilin vuante dënimin për "Armëmbajtje pa leje" dhe "Kanosje").

- Në Maj të vitit 2016, është autorë i ngjarjes së ndodhur në "Plazhin e Ri", ku në bashkëpunim me shtetasit D.Rrapaj dhe A.Gjatari, kanë marrë me forcë në mjetin e tyre shtetasin Y.K., duke e kanosur atë me armë zjarri. (Ngjarje për të cilën i është caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Armëmbajtje pa leje", "Prishja e rendit dhe qetësisë publike", "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë").

- Në Tetor të vitit 2016, është autorë i ngjarjes së ndodhur në lagjen "Pavarësia", ku për motive të dobëta, në një lokal ka plagosur me armë zjarri shtetasin F.M. ("Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë", "Armëmbajtje pa leje").

- Në Tetor të vitit 2016, është autorë i ngjarjes së ndodhur në lagjen "Ujë i ftohtë", ku në bashkëpunim me shtetasin O.Shehu, i kanë vjedhur me dhunë shtetasit F.M., automjetin tip Audi, dhe kanë tentuar ta vrasin me armë zjarri këtë të fundit. (Ngjarje për të cilën i është caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë", "Armëmbajte pa leje", "Vjedhje me dhunë, e kryer në bashkëpunim").

- Në Dhjetor të vitit 2016, është autorë i ngjarjes së ndodhur në lagjen "Ujë i Ftohtë", ku në bashkëpunim me persona të tjerë, i ka marrë me dhunë në rrugë shtetasit V.F., automjetin tip Benz në pronësi të këtij të fundit. ("Vjedhje me dhunë, e kryer në bashkëpunim").

Gjithashtu, ky shtetas figuron person me precedent kriminal dhe penal në shtetin Italian, për veprën penale të "Vrasjes".

Nga hetimet e kryera, për shkak të probleme me drejtësinë shqiptare dhe të huaj, ky shtetas ka përdorur disa gjeneralitete të tjera si: Erion GJATARI, Eri GJATA, Erion SUAL.

Dyshohet se ky shtetas gjatë kohës që ka qenë në kërkim është përfshirë në vepra të tjera të rënda kriminale, për të cilat Policia e Vlorës po punon intensivisht për dokumentimin e plotë ligjor të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat