Kapet shitësi i kokainës në rrugën e Elbasanit

Kronikë e zezë

Kapet shitësi i kokainës në rrugën e Elbasanit

Më: 1 prill 2017 Në ora: 11:19
Ilustrim

Një 46- vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi gjatë një kontrolli fizik  i janë gjetur 12 doza me kokainë me peshë 7.6 gram. Në pranga ka rënë Gëzim Ikonomi, banues në Tiranë.

Sipas policisë, Ikonomi shpërndante kokainë dhe arrestimi i tij është kryer në rrugën e “Elbasanit”.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij i  janë gjetur 49.8 gramë me kokainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat