Vjedhje në një bastore në Shkup

Kronikë e zezë

Vjedhje në një bastore në Shkup

Më: 2 prill 2017 Në ora: 14:37
Ilustrim

Një person i panjohur me maskë mbrëmë ka kryer vjedhje në bastoren sportive “Këpuca e artë” në Shkup.

“Mbrëmë në orën 20:15 në Shkup në bulevardin “Aradhet partizane” më saktë në bastoren sportive “Këpuca e artë”, një person i panjohur me maskë, me kërcënim me pistoletë nga i punësuari ka marrë shumë të madh parash dhe i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ata ggjithashtu thonë se po ndërmerren masa për gjetjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat