Shkatërrohet banda kriminale në Spanjë, 3 shqiptarë të arrestuar

Kronikë e zezë

Shkatërrohet banda kriminale në Spanjë, 3 shqiptarë të arrestuar

Më: 2 prill 2017 Në ora: 14:59
Policia kishte mbajtur nën vëzhgim shqiptarët që prej datës 10 shkurt, pasi janë konstatuar një sërë vjedhjesh të banesave në provincën e Leidas.

Të paktën tre shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi dyshohet se kanë grabitur rreth 34 banesa në Katalunjë. Mediet vendase kanë shkruar se shqiptarët e arrestuar janë të moshës mes 29 dhe 31 vjeç, të cilët banonin në Salou.

Identiteti i tyre nuk bëhet me dije. Policia kishte mbajtur nën vëzhgim shqiptarët që prej datës 10 shkurt, pasi janë konstatuar një sërë vjedhjesh të banesave në provincën e Leidas. Shqiptarët janë vënë në pranga, në kohën që po përgatiteshin për një grabitje të një apartamenti në qytezën e Castelldefens të Barcelonës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat