Vlorë - Kapen 26 kg kanabis në një automjet, arrestohet i riu

Kronikë e zezë

Vlorë - Kapen 26 kg kanabis në një automjet, arrestohet i riu

Më: 3 prill 2017 Në ora: 09:19
ilustrim

Policia e Vlorës sekuestron 26 kg kanabis. Lënda narkotike u gjet në një automjet i cili drejtohej nga 21 vjeçari Monsiljo Shia.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se po qarkullonte një automjet i cili dyshohej se po transportonte lëndë narkotike, menjëherë filloi ndjekja e këtij mjeti derisa u bë i mundur bllokimi i tij në aksin rrugor Vlorë – Babicë e Madhe.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip Volkswagen Passat, me targë VL 7937 C, shërbimet kanë konstatuar të fshehur në bagazh një sasi me lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, e ndarë nëpër 4 thasë sintetikë të futura nëpër qese të zeza plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.

Blutë sekuestruan lëndën narkotike, ndërsa bënë dhe arrestimin në flagrancë të të riut për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat