Zbulohet hajduti "mankth" i dyqaneve të Durrësit, grabiste nga paketat e cigareve deri në në 100 mijë lekë

Kronikë e zezë

Zbulohet hajduti "mankth" i dyqaneve të Durrësit, grabiste nga paketat e cigareve deri në në 100 mijë lekë

Më: 5 prill 2017 Në ora: 12:06
Policia e Durrësit

Policia e Durrësit ka mundur të identifikojë personin e kthyer në një mankth për bizneset e qytetit. Nën akuzë është vendosur 32-vjeçari Marvin Franishta, banues në zonë. Ndaj tij tashmë janë ngritur akuzat për grabitjen e 7 bizneseve, nga të cilat 3 grabitje janë kryer në janar të këtij viti, tre në shkurt dhe një në mars. Shumat e grabitjes preknin nga 1 mijë lekë deri në 100 mijë lekë. Teksa në një rast ka grabitur vetëm disa paketa cigare dhe 1 mijë lekë.

Deklarata e policisë

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi, I cili gjatë natës vidhte kryesisht biznese, dyqane dhe markete.Policia ka dokumentuar me prova 7 vjedhje të bizneseve të dyshuara të kryera nga shetasi I ndaluar dhe vjedhjen e një banese.

Ndalohet shtetasi:
Marvin(Ardit) Franishta 32 vjeç, banues në Durrës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në sajë të veprimeve hetimore të specializuara kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 8 vjedhjeve të dyshuara të kryera nga shtetasi I mësipërm, gjatë tre muajve, konkretisht:
1. Më datë 06.01.2017, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se ka vjedhur biznesin(dyqan)e shtetases R.S. ku ka marrë 10 000 lekë.


Më datë 10.01.2017,  në lagjen Nr.17/1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin(market)e shtetases E.Ç. ku ka marrë 100 000 lekë.
Më datë 24.01.2017,  në lagjen Nr.15,  Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin(market) e shtetasit G.V. ku ka marrë sende të ndryshme me vlerë 50 000 lekë.
Më datë 27.01.2017,  në lagjen Nr.7,  Durrës, dyshohet se ka  vjedhur biznesin(market) e shtetases A.N. ku ka marrë sende të ndryshme me vlerë 50 000 lekë.
Më datë 03.02.2017, në lagjen Nr.16, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin(dyqan) e shtetasit Q.T. ku ka marrë disa paketa cigare dhe 1 000 lekë.
Më datë 05.02.2017, në lagjen Nr.8, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin(dyqan) e shtetasit A.M. ku ka marrë sende të ndryshme.
Më datë 25.02.2017, në lagjen Nr.18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin(market) dyqanin e shtetases L.H. ku ka marrë sende të ndryshme me vlerë 130 000 lekë.
Më datë 29.03.2017, në lagjen Nr.18/1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit E.Sh.


Shtetasi I mësipërm është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja" parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat