Qëlloi me pistoletë ish burrin e të dashurës, dënohet me 4 vite burg

Kronikë e zezë

Qëlloi me pistoletë ish burrin e të dashurës, dënohet me 4 vite burg

Më: 6 prill 2017 Në ora: 00:41
Ilustrim

Mbrëmjen e 4 korrikut të vitit 2016, në barin e quajtur “Carpe Diem” të Ciseranos, një shqiptar 33-vjeçar u përfshi në një konflikt fizik i cili degjeneroi në përdorjen e një arme zjarri ndaj ish-bashkëshortit të partneres së tij italiane 40-vjeç.

Ai u konfliktua me ish-bashkëshorten e tij pasi nuk donte që vajzat e tyre, një 18-vjeçare dhe një e mitur, të takoheshin me të dashurin e ri të nënës së tyre.

Shkëlzen Xhufelaj, me precedentë të shumtë për vjedhje hyri në një konflikt fizik me rivalin e tij dhe pasi e shtyu disa herë, mori një karrige dhe e goditi në kokë.

Në inat e sipër shqiptari nxori nga xhepi një pistoletë të kalibrit 45 dhe e qëlloi me 2 plumba.

Plumbi i parë i theu nofullën 41-vjeçarit, pronarit të barit, ndërsa i dyti e kapi në ijen e djathtë.

33-vjeçari ishte larguar me makinën e partneres së tij dhe u arrestua disa ditë më vonë, më 14 korrik, në një ndërtesë të Groppello d’Adda-s, në një fshat të Cassanos. Pas largimit të tij, policia italiane kishte shkuar për kontroll në shtëpinë ku jetonte çifti dhe kishte gjetur italianen, të dashurën e Shkëlzenit duke pastruar shtëpinë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Shqiptari e kishte braktisur makinën në një fushë në Osio Sotto dhe kishte jetuar në një apartament që ia kishte gjetur partnerja e tij nëpërmjet disa miqve të saj.

Më në fund, ai kishte mundur të shkonte në Zvicër për të folur me disa të njohur për të përgatitur arratisjen për në Shqipëri.

Sipas burimeve të policisë, shqiptari kishte pasur lidhje edhe me një prostitutë 20-vjeçare rumune.

Ai ishte përgatitur për t’u arratisur nga Zvicra për në Shqipëri. Prostituta është akuzuar se ndihmoi shqiptarin.

Ditën e djeshme, gjykatësja Bianca Maria Bianchi, e dënoi me 4 vite e 10 muaj burg për vrasje në tentativë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat