Elbasan, hyn i armatosur në lokal dhe plagos 4 persona, autori në arrati

Kronikë e zezë

Elbasan, hyn i armatosur në lokal dhe plagos 4 persona, autori në arrati

Më: 7 prill 2017 Në ora: 15:55
Ilustrim

Një person ka shkaktuar panik dhe ka lënë katër persona të plagosur pasi ka hyrë me armë në dorë në një lokal në afërsi të Ish-Metalurgjikut në Elbasan.

Media mëson se autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje është vënë në ndjekje të tij dhe ka nisur hetimet.

Katër persona, identiteti i të cilëve ende nuk është mësuar, mbetën të plagosur, por nga sa raportohet paraprakisht, gjendja e tyre nuk paraqet rrezik për jetën. Të paktën deri në këto momente. Të lënduarit janë duke marrë ndihmën mjekësore në spital.

Lokali është në anë të rrugës, ndërsa policia ka vendosur perimetrin e sigurisë për të ruajtur provat. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat