Sherri në Elbasan, 2 'anglezët' po mburreshin për paratë e makinat, të tjerët s’i duruan dot

Kronikë e zezë

Sherri në Elbasan, 2 'anglezët' po mburreshin për paratë e makinat, të tjerët s’i duruan dot

Më: 8 prill 2017 Në ora: 08:42
Elbasan

Një sherr me armë mes dy grupesh të rinjsh nisur për motive banale për pak përfundoi në tragjedi.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant në periferi të Elbasanit. Dy grupet që po drekonin veçmas fillimisht kanë debatuar dhe i janë hakërryer njeri-tjetrit me fjalë e më pas kanë dalë për t’u sqaruar në zonën e parkimit ku nisën dhe të shtënat e armëve.

Nga hetimet e Policisë mësohet se shkak për nisjen e konfliktit kanë qënë pikërisht dy kushurinjtë Gjini të cilët rreth një muaj më parë janë kthyer nga Anglia për të kaluar pushimet në Shqipëri. Këta sipas dëshmitarëve janë sjellë me superioritet karshi grupit tjetër duke ngritur zërin dhe ekspozuar parët e vëna në emigracion. Kjo ka “xhelozuar” grupin e ulur në tavolinën pranë tyre ku fillimisht ka nisur debate në formën pse më sheh dhe gjithçka përfundoi me grushte dhe armë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat